Aktualitet

3 javë e ndiqnin këmba-këmbës! Arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, kishte fshehur dy mina në çantë, lëvizte me 1000 euro

30 Korrik 2021, 06:38 Nga DOSJA
3 javë e ndiqnin këmba-këmbës! Arrestohet 38-vjeçari

LEZHË– Besnik Osmanaj, 38 vjeç, është prangosur nga Policia e Shtetit, pasi prej më shumë se 3 javësh ishte nën vëzhgim nga Policia e Shtetit. Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Miloti”, në çantën e të riut nga Sukthi u gjetën dy mina me telekomandë, një thikë dhe 1000 euro para “cash”.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Lezhë

Policia e Lezhës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Finalizohet operacioni i koduar “Miloti”, pas një hetimi 3-javor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Njësia Operacionale, forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, një thikë dhe një sasi parash. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi 3-javor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit, në Fushë-Milot, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Miloti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit B. O. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik osmanaj besnik osmanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2021, 19:55

FIER– Data 30 gushti është limiti që ka vendosur kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi në lidhje me stabilizimin e situatës së djegies së mbetjeve. Përpara...