Aktualitet

Përdhunimi i pastrueses shqiptare! Zbardhet BISEDA mes grekut dhe të ëmës: Duhet ta kisha bërë më parë, s’do e besojë

30 Korrik 2021, 06:16 Nga DOSJA
Përdhunimi i pastrueses shqiptare! Zbardhet BISEDA mes grekut dhe të

GREQIProtothema.gr ka zbuluar dosjen e plotë të përdhunimit të pastrueses shqiptare në Petralona, disa javë më parë. Në raportin e Prokurorisë, shkruhet se në datë 19 qershor, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dhunuesi e tërhoqi gruan 51-vjeçare në banesën e tij duke e dhunuar fizikisht dhe seksualisht. Ajo mundi të largohej nga banesa vetëm disa orë më pas, në 17:00 të pasdites. Pasi shqiptarja i iku nga shtëpia, autori ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënën e tij, ku i thotë se do të zhdukej për disa kohë.

BISEDA E PLOTË E PËRGJUAR MES NËNËS DHE BIRIT:

Autori: Do të të marr nga diku tjetër.                                                                                              Nëna: Ivaylo burgu po të pret, çfarë ndodhi? Ataa të kërkojnë kudo. Çfarë ke bërë?
Autori: Çfarë kam bërë? Unë duhet ta kisha bërë këtë gjë shumë kohë më parë!
Nëna: Pse?
Autori: Ti se di çfarë më kanë bërë shqiptarët mua? Më kërcënuan…
Nëna: Më dëgjo! E gjithë Greqia po të kërkon. Do të shkosh në burg dhe unë se di nëse do të duroj dot.
Autori: Qetësohu nënë, jam larg! Nëse nuk më gjejnë brenda 3 muajve gjithçka anulohet.  Nëna: Ki kujdes të lahesh dhe të kujdesesh për veten. Babai yt pësoi sulm në zemër. Rrezikon 45-50 vite burg.
Autori: U zemërova dhe nuk e kontrollova dot veten. Unë nuk e përdhunova, thjesht e rraha.
Nëna: Ajo shkruan në internet se e ke përdhunuar 7 herë.
Autori: Nuk ka kush ta besojë, nuk ka dëshmitarë dhe pa dëshmitarë, asgjë nuk mund të bëhet, asgjë nuk mund të bëhet, asgjë! I shoh lajmet nga telefoni im.
Nëna: Ik tani dhe fshihu shumë thellë sepse nuk mund të të ndihmoj, ndryshe më kapin dhe mua.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 qershor. 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij. Aty filloi dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët, të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur. Ai u kap disa ditë më pas duke konsumuar një birrë në lokal…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi perdhunohet 50 vjecarja ne greqi greqi perdhunohet 50 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2021, 19:55

FIER– Data 30 gushti është limiti që ka vendosur kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi në lidhje me stabilizimin e situatës së djegies së mbetjeve. Përpara...