Rritje infektimesh! Shënohen 47 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
29 Korrik 2021, 15:44Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 457 viktima, 355 raste active dhe 130 mijë e 187 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit, janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 47 qytetarë, në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan. Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (29 Korrik 2021) Raste të reja ditore 47 Të shëruar në 24 orë 13 Të shtruar në spitale 18 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3025
Testime totale 892,069 Raste pozitive 132,999 Raste të shëruara 130,187 Raste Aktive 355 Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
FIER- Bypass i Fierit, i cili lidhet me qyetin e Vlorës, është rikthyer në një burim aksidentesh pasi mjetet nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, duke ecur ...
VLORË- Zjarri në Karaburun vazhdon të jetë aktiv prej dy ditësh. Situata paraqitet problematike pasi flakët e zjarrit të ndihmuara nga era dhe kushtet klim...
TIRANË– Bashkia Tiranë është distancuar nga skandali me pagesat që kanë marrë artistët gjatë periudhës së pandemisë për aktivitete dhe koncerte të ndryshme...
KUKËS- Një ari i murrmë ka arritur të shpëtohet pasi ishte zënë në kurth prej 3 ditësh. Një prej banorëve të fshatit Xhaferaj, Kukës lajmëroi se në brendës...
SHKODËR– 7 pronarë të mjeteve lundruese të cilët ushtronin aktivitetin e tyre tregtar pa licencë në Liqenin e Komanit, janw gjobitur nga policia e S...
TIRANË– Viti që lamë pas u duk se shkaktoi një krizë dhe la një boshllëk të madh në financat e artistëve për shkak të pandemisë. Mungesa e klubeve të natës...
TIRANË– Këngtarja Eli Fara ka arritur që të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave, për të njëjtën arsye, marrjen e shumave të majme parash nga taks...
LUSHNJE– “Jemi shastisur, ishin njerëz të mirë, nuk e dimë të kenë pasur konflikte”. Kështu e nisin rrëfimin e tyre “Neës 24” banorët e fshatit Garunjës, ku mën...