Bota

29 Korrik 2021, 15:55 Nga DOSJA

GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas një takimi me përfaqësuesit e partive parlanemtare ka thënë se qëllimi i Greqisë në Kombet e Bashkuara është që të dënojnë veprimet turke. Protothema shkruan se, Dendias u shpreh se kjo gjë është arritur pasi shumë shtete kanë dënuar kërcënimet e Turqisë ndaj Qipros dhe Greqisë.   

“Qëllimi ynë ishte të dënojmë veprimet turke si brenda KB dhe Këshillit të Sigurimit, ashtu edhe në nivelin e Bashkimit Evropian. Dhe ky qëllim mund të them se u arrit pavarësisht hezitimeve të shprehura nga disa shtete. Është e rëndësishme që vende të tilla si SH.B.A., Rusia, Kina, India, Franca, Irlanda dënuan pa mëdyshje kërcënimet turke. Gjithashtu u bë e qartë se nëse Turqia vazhdoni sjelljen e saj delikuente do të ketë pasoja”, tha ai.

Ai ka shtuar më tej se Turqia duhet të ketë rol destabilizues, dhe nëse ajo do të vazhdojë me kërcënime do të dënohet.  

“Në të njëjtën kohë, u nënvizua roli destabilizues i Turqisë në rajonin tonë më të gjerë. Turqia është i vetmi vend në botë që ka shprehur kërcënimin e luftës kundër një vendi tjetër, dhe në fakt, nëse ai vend ushtron të drejtat e tij ligjore”, vazhdoi ai.

Në fund të fjalës së tij, Dendias i ka rikujtuar Turqisë së koha e Perandorisë Osmane ka përfunduar me kohë dhe se ajo duhet që të respektojë fqinjët e saj.

“Më në fund duhet kuptuar Turqia se nuk mund të sillet sikur të ishim në shekullin e 18 -të ose 19 -të. Ai duhet ta pranojë që ne jetojmë në shekullin e 21-të. Se Perandoria Osmane ka pushuar së ekzistuari 100 vjet më parë. Dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit të detit është një parim themelor për marrëdhëniet midis të gjitha shteteve”, përfundoi ai.

Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash për një numër çështjesh, përfshirë të drejtat territoriale në Egje, kufijtë detarë dhe ajrorë dhe të drejtat e pakicave.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kombet e bashkuara nikos dendias kombet e bashkuara nikos dendias

Sondazh

Poll