Aktualitet

“Ju jeni për turp!”/ ONM kërkon me ngulm shkarkimin e tij, KPA shtyn vendimin për Besim Hajdarmatajn, kërkon informacion

29 Korrik 2021, 07:13 Nga DOSJA
“Ju jeni për turp!”/ ONM kërkon me ngulm shkarkimin e tij,

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë deri më 3 gusht marrjen e vendimit për konfirmimin apo jo në detyrë të prokurorit Besim Hajdarmataj. Në seancën e sotme, trupa gjykuese e KPA njoftoi palët se kishte kërkuar informacione nga një kompani telefonike për të mësuar më shumë lidhur me komunikimet telefonike të njërit prej numrave që ka poseduar Hajdarmataj.

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, teksa u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë, madje shefi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs e cilësoi si turp të drejtësisë. Po ashtu edhe Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Hajdarmatajt pasi ka paraqitur mangësi profesionale. 

Besim Hajdarmataj, u konfirmua në detyrë më 16 tetor, pasi kaloi me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure, por vendimi është ankimuar. Besim Hajdarmataj ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ankimimi i vendimit per besim hajdarmatajn besim hajdarmataj vetting ankimimi i vendimit per besim hajdarmatajn besim hajdarmataj vetting

Sondazh

Poll