Sport

‘Shënjestra’ e re Mourinhos për sulmin verdhekuq është Shomurodov…

28 Korrik 2021, 16:28 Nga DOSJA
‘Shënjestra’ e re Mourinhos për sulmin verdhekuq

ITALI – Roma vazhdon të lëvizë për të forcuar skuadrën që do t’i dorëzohet Jose Mourinhos. Tiago Pinto synon t’i mbyllë bisedat për Granit Xhakën, por ndërkohë po studion ofertat e radhës për sulmin.

Pas sondazhit për Azmoun, trajneri portugez i ka hedhur sytë nga Eldor Shomurodov. Sulmuesi i Genoa është një profil që i pëlqen Pintos, i cili pritet të paraqesë një ofertë për uzbekistanin 26-vjeçar në orët e ardhshme.

Roma do të paraqesë një ofertë të parë për djalin, i cili shënoi 8 gola në 31 ndeshje gjatë sezonit. Genoa kërkon rreth 20 milionë plus një përqindje në rishitjen në të ardhmen.

Sakaq, të verdhekuqtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 15 milionë. Më 3 shkurt, Shomurodov u takua me José Mourinho në Moskë, i cili e di, se shtigjet e të dyve mund të mos kalojnë në të njejtën rrugë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport eldor shomurodov granit xhakën jose mourinhos tiago pinto eldor shomurodov granit xhakën jose mourinhos tiago pinto

Sondazh

Poll