Sport

Kryeministri Rama uron Briken Caljan për suksesin: “Meriton një bravo të madhe”!

28 Korrik 2021, 16:14 Nga DOSJA

TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka reaguar për paraqitje e peshëngritësit shqiptar, Briken Çalja në Lojërat Olimpike në Tokio. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se pavarësisht se Çalja nuk arriti të merrte një medalje olimpike, ai meriton një bravo të madhe.

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1 kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios,”- ka shkruar Rama.

Peshëngritësi shqiptar u rendit në vendin e katërt në kategorinë e peshës deri 73 kg në në garat olimpike të Tokios. Me 341 kg në dygarësh, Çalja nuk arriti të sigurojë një medalje olimpike, me vetëm një kilogram më pak se fituesi i vendit të tretë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport briken calja kryeministri edi rama lojerat olimpike ne tokio briken calja kryeministri edi rama lojerat olimpike ne tokio

Sondazh

Poll