Sport

“Simeone një nga më të mirët. Futbollin e shohim në të njëjtën mënyrë”

28 Korrik 2021, 15:49 Nga DOSJA
“Simeone një nga më të mirët. Futbollin e shohim

SPANJE – Argjentinasi Rodrigo de Paul, flet si lojtari më i ri i Atlético Madrid: “Eshtë një klub i madh, por me njerëz që të bëjnë të ndihesh si në familje. Kjo ishte ëndrra ime, një nga ëndrrat e mia. Tani dua të shkruaj një faqe për këtë klub që më hapi portat. Grupi më priti shumë mirë dhe unë u përpoqa të përshtatem me ekipin”.

Për Simeone: “Ai është i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë. Karriera e tij dhe ato që ka fituar, e thonë këtë. Unë do të mësoj shumë dhe për këtë jam i motivuar. Ne e shohim dhe e ndiejmë futbollin në të njëjtën mënyrë”.

Për fitoren në ‘Copa América’: “Ishte e rëndësishme, ne nuk kishim arritur ta bënim atë për 28 vjet. Tani dua ta jetoj këtë përvojë edhe me Atléticon për të fituar me këtë ekip.”

Për ‘Wanda Metropolitano’: “Do të doja të shihja stadiumin plot tifozë që brohorisnin për një gol dhe inkurajojnë ekipin. Në futboll tifozët janë një pjesë e rëndësishme për ne. Në këto ditë demonstrimet e dashurisë janë ekzagjeruar, ata më thanë për dashurinë e tifozëve ndaj klubit, por ishte një befasi”.

Një mesazh për tifozët: “Unë u them atyre që po vij për të luftuar dhe për t’i dhënë gëzim dhe shpresojë që së bashku të arrijmë diçka të rëndësishme”.

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid copa america rodrigo de paul simeone atletico madrid copa america rodrigo de paul simeone

Sondazh

Poll