Aktualitet

U mbylli derën me shul aktorëve, ministrja Margariti: Ky grup përfaqësuesish erdhi pa lajmëruar, nuk diti të trokasë, keq

28 Korrik 2021, 17:26 Nga DOSJA
U mbylli derën me shul aktorëve, ministrja Margariti: Ky grup

TIRANË– Ministrja E Kulturës Elva Margariti ka justifikuar mbylljen e derës së Ministrisë për aktorët, me argumentin se ata nuk kishin parashtruar një kërkesë. Në një status në Facebook, Margariti shkruan se ndjen keqadhje për gjuhën dhe sjelljen e aktorëve, të cilët i konsideron si ‘përfaqësues të një grupi’.

Ajp shton se nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt në Ministri, por ky ‘grup’ nuk ka ditur të trokasë.

“Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim. Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar. Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare,”- shkruan Margariti.

Ditën e sotme, aktorë, regjisorë dhe aktivistë të kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u paraqitën pranë Ministrisë së Kulturës për të depozituar një kërkesë me anë të së cilës kërkuan që të nisin procedurat për kthimin e pronësisë së truallit ku edhe ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në momentin që Aleanca shkoi pranë godinës së Ministrisë, dera e institucionit u mbyll, veprim që ngjalli indinjatë tek të pranishmit.

Pak javë më parë, Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së këtij turalli në Bashkinë e Tiranës si dhe rrëzoi Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit elva margariti ministria e kultures aleanca per mbrojtjen e teatrit elva margariti ministria e kultures

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 13:24

SERBI– Qytetarët serbë që preferojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri, shtohen çdo vit e më shumë. Mediat serbe kanë zgjedhur që të shkruajnë për ra...

Aktualitet 28 Korrik 2021, 13:12

DURRËS– Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë kultivuar fidanët e dyshuar si kanabis në një pronë publike në fshatin fshatin Zall, Krujë. D...