Politike

DENONCOI lidhjet e MAFIA-s me shtetin! Petro Koçi bën deklaratën e FORTË: Lobimet me erë larje hesapesh janë të turpshme!

28 Korrik 2021, 09:16 Nga DOSJA
DENONCOI lidhjet e MAFIA-s me shtetin! Petro Koçi bën

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Fier, Petro Koçi ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra prej tij se kriminelët e trafikantët po përfitojnë nga tenderat publike në Fier.

Pas llogaridhënies në SPAK këtë të hënë, Koçi nuk është ndalur dhe sërish ka shkruar për akuzat e tij, duke theksuar se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Megjithatë ai kërkon që të sqarojë edhe aludimet e ngritura duke shtuar se përkthimet e deklaratave të tij publike nuk i merr përsipër.

Postimi i plotë:

Pas disa interpretimeve lidhur me qendrimet e mia politike kunder fenomeneve krimimale theksoj: Kushdo qe ka shkelur ligjin te pergjigjet para drejtesise. Pavaresisht se cfare emri ka dhe cilin institucion drejton. Kam denoncuar impaktin e botes se krimit mbi financat publike pa paracaktuar apo perjashtuar ndonje institucion te pervecem ne Fier. Cdo hamendje dhe perkthim shqip shqip i deklaratave te mia sipas bindjeve te interpretuesve te ndryshem nuk eshte pergjegjesi e imja. Sponsorizimet apo lobimet e supozuara ne rastin e qendrimeve denoncuese qe kundermojne ere larje hesapesh jane te denueshme, te kompromentuara dhe te turpshme per kedo. Te tilla do ishin edhe per mua.

Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

Nga ana e Partisë Socialiste, këto deklarata i ka komentuar sekretari, Arben Pëllumbi, i cili tha se socialistët duhet të heqin dorë nga gjykimi popullor. Sinjali nga PS duket se bëri Petron të reflektojë, pasi dje me anë të një postimi në Facebook bëri hapa pas, duke ia atribuar fitoren e zgjedhjeve kryeministrit Edi Rama.

Pas denoncimit edhe Partia Demokratike ka bërë thirrje për verifikime konkrete. Deputeti i zgjedhur në Fier nga radhët e Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një postim në Facebook, shkruante se Partia Demokratike ndër vite ka bërë denoncime të tilla në lidhje me kapjen e institucioneve publike nga krimi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike petro koçi petro koçi ne spak petro koçi petro koçi ne spak

Sondazh

Poll

Politike 27 Korrik 2021, 15:46

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e somte me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtriu poli...