Sport

“Tokyo 2020”: Keqardhje, vetëm për 1 kg. peshëngritësi shqiptar, Briken Calja nuk ngjitet në podin e nderit të Olimpia

28 Korrik 2021, 12:53 Nga DOSJA

JAPONI – Keqardhja ishte madhe. Për një çast u mendua, se Shqipëria më së fundi, ia arriti të fitonte një medalje bronzi. Por në baterinë B peshës deri 73 kg., një sportist indonezian kishte ngritur 342 kg në dygarësh, duke merituar medaljen e bronzit me një kg. më tepër se sa peshëngritësi ynë Briken Calja.

Ka përfunduar konkurrimi në peshën deri 73 kg për Lojërat Olimpike të Tokios në peshëngritje. Sportisti shqiptar, Briken Calja, pasi ka dështuar në provën e parë në stilin e shtytjes, në proven e dytë arriti të ngrejë 151 kg. Në provën e tretë tentoi të ngrinte 155 kg., por dështoi duke mbetur me 151 kg të ngritura në stilin e shkëputjes.

Stili i shtytjes nisi mirë për peshëngritësin shqiptar Briken Calja. Në provën e pare ai e ngarkoi shtangën me 184 kg dhe ia arriti ta ngrejë atë. Në provën e dytë, shtangisti ynë tentoi të ngrinte 188 kg, por dështoi edhe pse u duk sikur e ngriti peshën dhe u fiksua me shtangën mbi duar. Në proven e tretë, ai fiksoi mbi duar peshën 190 kg. duke arrirur në 341 kg. në dygarësh, por të pamjaftueshme me vetëm një kg. për të fituar medaljen e argjendë.

Pas kësaj paraqitjeje impresionuese, shpresat e sportistëve shqiptarë për të fituar qoftë edhe një medalje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, sa vinë dhe veniten. Tani sytë do të jenë te atletika, ku do të garojë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport briken calja lojerat olimpike te tokios në peshën deri 73 kg briken calja lojerat olimpike te tokios në peshën deri 73 kg

Sondazh

Poll