Bota

Biden paralajmëron: Nëse do të përfundojmë në luftë me një fuqi të madhe, do të jetë prej sulmeve kibernetike

28 Korrik 2021, 10:58 Nga DOSJA
Biden paralajmëron: Nëse do të përfundojmë në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë në luftë të vërtetë. Biden mbajti një fjalim para komitetit të inteligjencës.

“…nëse përfundojmë në luftë – luftë të vërtetë, me të shtëna, me një fuqi të madhe – ajo do të jetë pasojë e një shkeljeje kibernetike me pasoja të mëdha”, tha Biden.

Ai vuri në dukje një numër në rritje të sulmeve kibernetike kundër agjencive qeveritare dhe industrisë private në SHBA.

Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën. Disa prej tyre kanë ndodhur në gjashtë muajt e parë të presidencës Biden.

Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.

Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.

Biden ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për sigurinë kibernetike gjatë takimit të tyre në Gjenevë, muajin e kaluar.

Biden është zotuar se “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, ka thënë Shtëpia e Bardhë. /REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 08:27

KROACI– Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mb...