Bota

‘Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë’, ambasadori i BE-së bën të qartë qëndrimin e Unionit

28 Korrik 2021, 09:37 Nga DOSJA
‘Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e

KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ka folur mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të cilën ai e konsideron një element kyç për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE.

Raundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë më i vështiri nga të vështirët. Të dyja palët duhet t’i përkushtohen atij. Dialogu është një element kyç për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në BE. Ka interes të madh që dialogu të ketë sukses dhe BE-ja po bën të pamundurën për këtë”, – tha Fabrizi për Radio-Televizionin e Serbisë.

Fabrizi tha se kushtet që Brukseli ia ka vënë Serbisë për anëtarësim në BE, janë konstante dhe nuk ndryshojnë.

“Dihet se për çfarë bëhet fjalë, dialogu me Prishtinën, sundimi i ligjit, reformat ekonomike, prokurimi publik, subvencionet, ndihma shtetërore janë gjëra për të cilat duhet të punohet”, tha Fabrizi.

Serbia ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE. Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, negociatat e anëtarësimit i ka hapur edhe Mali i Zi.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Takimi i fundit midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç është mbajtuar më 19 korrik ku nuk pati asnjë marrëveshje apo pikë të përbashkët midis palëve. Pas takimit të dyja palët hodhë akuza dhe kundërakuza mbi temat e diskutuara, ku e vetmja gjë që i bashkoi ishte dakordësia për tu takuar sërish në Shtator.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi integrimi i serbise ne be sem fabrizi dialogu kosove-serbi integrimi i serbise ne be sem fabrizi

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 08:27

KROACI– Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mb...