Bota

Vullnetarët organizojnë aksion simbolik në nder të viktimave në kufirin me Shqipërinë, dhjetë karafilë të bardhë për

28 Korrik 2021, 10:52 Nga DOSJA
Vullnetarët organizojnë aksion simbolik në nder të viktimave

KOSOVË – Anëtarë të grupit “Vullnetarët kërkim-shpëtim” kanë dal mëngjesin e sotwm në pikën kufitare në Vërmicë për të nderuar me nga një karafil të bardhë trupat e pajetë të emigrantwve që pritet të arrijnë në Kosovë.

Në nderim të tyre, grupi i vullnetarëve janë mobilizuar që të organizojnë një aksion simbolik në kufirin më Shqipërinë, ku pritet të hyjnë trupat e mërgimtarëve të vdekur.

Arbreshë Berisha, anëtare në grupin “Vullnetarët kërkim-shpëtim”, tregon për KosovaPress se me të marrë lajmin se trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e së dielës në Kroaci do të vijnë në Kosovë të mërkurën në mëngjes janë organizuar në nderim të tyre.

“Mbrëmë kuptuam që kufomat e tragjedisë që ndodhi në Kroaci do të arrijnë sot dhe kërkuam edhe prej qytetarëve që kushdo që ka dëshirë të na bashkëngjitet me një simbolikë, me të cilën do t’i nderojmë trupat e pajetë, me një karafil të bardhë t’iu themi lamtumirën e fundit. Familjarët ta kalojnë sa ma lehtë këtë dhimbje e të lënduarve shërim të shpejt. Urojmë të mos ketë më raste tjera si kjo që ndodhi së fundmi”, thotë ajo.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë sot në 12:00 trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, mijëra qytetarë dalin në pritje, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

 (e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arbreshë berisha rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci arbreshë berisha rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 08:27

KROACI– Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mb...