Bota

Zaev ‘zgjeron koalicionin’ me partitë shqiptare, pas Ahmetit nis bashkëpunimin me Menduh Thaçin për zgjedhjet lo

28 Korrik 2021, 09:28 Nga DOSJA
Zaev ‘zgjeron koalicionin’ me partitë shqiptare, pas Ahmetit

MAQEDONIA E VERIUT-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po afron partitë shqiptare si aleate të mundshme në zgjedhjet lokale të tetorit.

Pas takimit me Ali Ahmetin, Zaev ka takuar Menduh Thaçin të PDSH-së dhe ka konfirmuar një bashkëpunim midis kësaj të fundit dhe LSDM-së.

Sipas Portalb.mk., ai u shpreh se në disa komuna do të realizojmë bashkëpunim në raundin e parë, ndërsa në komunat e tjera në raundin e dytë.

Me kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSh do të bashkëpunojnë  dhe do të mbështesin njëra-tjetrën në mënyrë reciproke, me qëllim që qytetarëve t’u sigurojnë kryetarët dhe këshilltarët më të mirë, për të cilët shërbimi ndaj njerëzve është qëllimi dhe angazhimi i tyre kryesor”, shkroi Zaev.

Lufta më e ashpër sa i përket komunave me shumicë shqiptare, do të jetë për Komunën e Tetovës dhe Çairit, ku aktualisht kryeson BDI-ja. Me Komunën e Tetovës në dy mandatet e fundit ka qeverisur Teuta Arifi, e cila përballet me kritika të ashpra nga aktivistët dhe qytetarët, për shkak se nuk ka arritur që të përmbush premtimet e bëra dhe nuk ka arritur të nxjerrë nga kaosi këtë komunë. Një situatë e ngjashme është edhe me Komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu. Banorët e kësaj komune vazhdojnë të përballen me probleme të parkingut, kaos në trafik, mungesë të kanalizimit atmosferik dhe ngjashëm.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti menduh thaci zgjedhjet në maqedoninë e veriut zoran zaev ali ahmeti menduh thaci zgjedhjet në maqedoninë e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 08:27

KROACI– Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mb...