Bota

Sherr mes ‘bandave’ të majmunëve në Tajlandë për ushqim, dukej si një skenë nga filmi “Planeti i majmunëve”

28 Korrik 2021, 09:55 Nga DOSJA
Sherr mes ‘bandave’ të majmunëve në Tajlandë

TAJLANDË– Një incident i pazakontë u përjetua nga banorët e qytetit Lop Buri në Tajlandë, kur qindra majmunë u mblodhën në një rrugë kryesore për të ‘zgjidhur’ mosmarrëveshjet e tyre.

Majmunët e egër kishin formuar dy grupe rivale dhe kishin filluar të “luftonin” para syve të shoferëve të tronditur, duke kujtuar një skenë nga filmi fantastik “Planeti i majmunëve”.

Sipas banorëve të këtij qyteti, të cilët janë njohur me majmunët për të cilët ata organizojnë një festival vjetor të njohur gjithashtu si “Buffet Monkey”, arsyeja e mosmarrëveshjes ishte ushqimi.

Majmunët zakonisht ushqehen mirë nga vizitorët, por masat e pandemisë së koronavirusit kanë çuar në mungesë të ushqimit për kafshët në qytetin e Tajlandës qendrore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta e majmuneve tajlande lufta e majmuneve tajlande

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 08:27

KROACI– Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mb...