Aktualitet

“E vrava nga xhelozia”/ Masakroi me thikë prostitutën shqiptare, bashkëjetuesi ‘hap gojën’ pas 6 muajsh: Armën e mb

28 Korrik 2021, 06:04 Nga DOSJA
“E vrava nga xhelozia”/ Masakroi me thikë prostitutën

MILANO– Alfred Kipe, 43 vjeç, i arrestuar në burgun e San Vittore-s, pranoi se ishte ai që e kishte kryer vrasjen e bashkëjetueses së tij, Luljeta Heshta disa muaj më parë. 47-vjeçarja, e cila ishte punonjëse sekse, kishte vendosur që ta linte Kipen, gjë që nuk ishte pritur mirë nga ky i fundit.

Sipas mediave të huaja, ish-efektivi i Policisë e pranoi se ishte ai që e kishte qëlluar Heshtën 5 herë me thikë, tre në këmbë dhe dy në shpinë, teksa ajo po përpiqej që të largohej nga ai. 43-vjeçari  shpjegoi se ai zakonisht mban thikën me vete për të evituar të papriturat, por shtoi se gruan e kishte vrarë nga xhelozia.

47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili rezutoi  të ishte Alfred Kipe. Ky iu fundit u filmua më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk e pranoi krimin deri më sot. Shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred kipe itali luljeta heshta alfred kipe itali luljeta heshta

Sondazh

Poll