Aktualitet

Zjarr në Tragjas/ Era favorizon flakët, zjarrfikësit tentojnë t’i shuajnë me mjete rrethanore! Dyshohet se është e

28 Korrik 2021, 05:49 Nga DOSJA
Zjarr në Tragjas/ Era favorizon flakët, zjarrfikësit

VLORË– Temperaturat e larta në vend, të sjella nga i nxehti afrikan, kanë shkaktuar vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Sot një tjetër vatër është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës, ku flakët favorizohen nga era dhe po përhapen me shpjetësi në pyll. 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë me makina, ndaj janë detyruar që të punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, por pritet ende që të kryen hetimet.

Zjarret kanë shkaktuar deri më tani dëme kolosale në disa qarqe të vendit, duke djegur me qindra hektarë, pyje e kullota, megjithatë mali i Tomorrit është më i dëmtuari, pasi atje flakët qëndruan disa ditë aktive.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore zjarr ne tragjas vlore zjarr ne tragjas

Sondazh

Poll