Aktualitet

Rritja e rrezikut të zjarreve, Prefekti i Qarkut Tiranë u bën thirrje bashkive dhe qytetarëve të jenë të kujdeshëm: Merr

27 Korrik 2021, 20:28 Nga DOSJA
Rritja e rrezikut të zjarreve, Prefekti i Qarkut Tiranë u bën

TIRANË- Prefekti i Qarkut të Tiranës, Mersin Murataj ka kërkuar që bashkitë të qendrojnë në gadishmëri për marrjen e masave nëse ka risk të rënies së zjarreve. Në një shkresë që u ka drejtuar bashkive, Murataj ka kërkuar që të merren masat për të përballuar situatën, në mënyrë që të ulen sa më pak rreziqet e mundshme.

Nga ana tjetër, ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, dhe të mos bëjnë djegie të pa kontrolluara. Ai gjithashtu theksoi se përballja me ligjit do të jetë njësoj si për zjarrvënësit me dashje, dhe ata që bëjnë diegje të pakontrolluar.

SHKRESA E PLOTË:

PREFEKTI I QARKUT TIRANË

Tiranë më 27. 7. 2021

Lënda: Kërkesë për marrje masash në përballimin e situatës së zjarreve

Drejtuar :

5 BASHKIVE TË QARKUT TIRANË

STRUKTUARVE TË MBROJTJES CIVILE TË BASHKIVE

STRUKTURAVE TË MZSH-VE NË BASHKITË E QARKUT TIRANË

DREJTORISË SË MZSH-SË TË BASHKISË TIRANË

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SË RENDIT

TË GJITHA STRUKUIRAVE PËRGJEGJËSE PËR MBROJTJEN CIVILE NË QARKUN TIRANË

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shumë serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike

Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me risk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

Për sa më sipër;

Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, “Për Prefektin e Qarkut” dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, “Për Mbrojtjen Civile”, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju tërheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shumë efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjithë strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në territorin e tyre,

*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqendrohen jo vetëm në identifikimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënive.

*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë përsëritës dhe me dashje.

*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret, në gjithë territorin e tyre, të cilët bëjnë djegie të pa kontrolluara, ku bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në siperfaqe, pyjesh , kullotash, pemëtari por edhe qendra të banuara.

Tu bëhet e qartë shumë mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënësit me dashje.

Meqenëse në vijim do të kemi situate me risk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobilizim total për çdo premis.

Ju Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

PREFEKTI

MERSIN MURATAJ

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mersin murataj zjarrvenie mersin murataj zjarrvenie

Sondazh

Poll