Aktualitet

Takimet i zhvillonte në zyrë, kokainën e paketonte në kuti pice, Erjon Prenga rezulton të jetë pjesë e një grupi të fuq

27 Korrik 2021, 20:05 Nga DOSJA
Takimet i zhvillonte në zyrë, kokainën e paketonte në kuti

TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Tiranë, në zonën e njohur si ‘Varri i Bamit’, ku u sekuestruan më shumë se 1.2 kilogramë kokainë. Mësohet se kreu i këtij grupi që shpërndante kokainë, dyshohet se është Erjon Prenga. Ky i fundit është një nga pesë personat e vënë në pranga.

Prenga dyshohet të jetë edhe pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal, krerët e të cilit janë të shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë. Takimeet për shpërndarjen e kokainës në Tiranë, Prenga bashkë me ortakët e tij i zhvillonte në ambientet e një zyre ku jepeshin makina me qira. Droga paketohej në kuti pice për të mos rënë në sy.

Bashkë me Prengajn janë vënë në pranga edhe: Altin Gega, Gazmend Cani, Taulant Çoku dhe Gentjan Kore.

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë. Gjithsesi, sipas policisë operacioni është ende në vijim. Në mes të aksionit forcat RENEA shtrinë barkas gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë rastësisht bashkëm e kolegen e tij, Klodiana Lala.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega erjon prenga gazmend cani gentjan kore taulant çoku aksioni tek vorri i bomit altin gega erjon prenga gazmend cani gentjan kore taulant çoku

Sondazh

Poll