Bota

Vret veten mjeku De Donno, “babai” i trajtimit hiperimun plazmatik, luftoi kundër COVID-19 por kura s’ju njoh kurrë

28 Korrik 2021, 05:42 Nga DOSJA
Vret veten mjeku De Donno, “babai” i trajtimit hiperimun plazmatik,

ITALI– Pasditen e së martës, më 27 korrik, Dr. Giuseppe De Donno, një mjek i cili u bë pjesë e titujve kryesorë të mediave për zbulimin e një kure të bazuar në plazmën hiperimune për të shëruar pacientët me COVID, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë të spitalit “Carlo Poma” në Mantua. Gjatë kohës së pandemisë ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të COVID. 

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë me dije, por paraprakisht dyshohet për vetë vrasje ndërsa prokurorët po hetojnë për të përjashtuar çdo mundësi tjetër. Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si mjek primar në Carlo Poma por edhe profesionin për t’u bërë një mjek i përgjithshëm.

Kura e tij plazmatike për Covid-in nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive. Në më shumë se një rast, plazma hiperimune solli reagime të shkëlqyera nga trupat e pacientëve, duke ulur presionin mbi spitalet në periudhën e valës së parë. Kohë kur vaksina ende nuk ishte përgatitur. 

Marrë nga ilgiornale.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni giuseppe de donno vdes giuseppe de donno giuseppe de donno vdes giuseppe de donno

Sondazh

Poll