Bota

Talibanët mund të rrëzojnë aeroplanë pasagjerësh, SHBA merr masa: Ndalohen fluturimet mbi Afganistan

27 Korrik 2021, 20:39 Nga DOSJA
Talibanët mund të rrëzojnë aeroplanë pasagjerësh,

AFGANISTAN- Pas largimit të trupave amerikanë dhe britanikë, talibanët duket se vazhdojnë kërcënimin. Së fundmi mendohet që ata mund të rrëzojnë aeroplanë pasagjerësh. Sipas The sun kjo ka bërë që SHBA të ndalojë fluturimet me nivel të ulët mbi Afganistanin.

Administrata Federale e Aviacionit në një urdhër emergjence ka vendosur të ndalojë fluturimet që veprojnë në nivel të ulët në Rajonin e Informacionit të Fluturimit në Kabul, i cili mbulon kryesisht Afganistanin.

FAA tha se rreziku “i paraqitur nga aktiviteti ekstremist” e bëri urdhrin të nevojshëm. Frika erdhi pasi në vitin 2014 fluturimi ‘Malaysia Airlines MH17’ nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua me humbjen e 298 njerëzve, ndërsa fluturonte mbi një zonë lufte në Ukrainën lindore.

Luftëtarët talibanë thuhet se kanë kryer veprime mizore në të gjithë krahinën, duke ushqyer frikën e njerëzve.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota administrata federale e aviacionit malaysia airlines mh17 administrata federale e aviacionit malaysia airlines mh17

Sondazh

Poll