Bota

E rëndë në Itali, humb jetën 11-vjeçarje pasi infektohet me variantin Delta të Covid nga motra e saj   

27 Korrik 2021, 18:51 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, humb jetën 11-vjeçarje pasi

ITALI- Një vajzë 11-vjeçare vdiq ditën e sotmë në Itali pasi ishte prekur me variantin Delta të Covid. Liberoquotidiano shkruan se 11-vjeçarja vdiq në spitalin Giovanni Di Cristina në Palermo. Vajza gjithashtu vuante edhe nga një sëmundje e rrallë metabolike, e cila ndikoi në vdekjen e 11-vjeçares. Ajo qendroi për disa ditë rreshtë në njësinë e kujdesit intensiv.

11-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për arsye privatësie, e mori Covid-in nga motra e saj, e cila sapo kishte ardhur nga një udhëtim nga Spanja. Ndërkohë që asnjë nga familjarët e 11-vjeçares nuk janë vaksinuar, dhe se me Covid gjithashtu kanë rezultuar prindërit e saj.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 4,325,046 persona e Covid, ndërsa 127,995 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne itali giovanni di cristina humb jeten 11-vjecarja ne itali varianti delta covid ne itali giovanni di cristina humb jeten 11-vjecarja ne itali varianti delta

Sondazh

Poll