Bota

Haradinaj: Qeveria Kurti ka për të rënë shumë shpejt

27 Korrik 2021, 19:47 Nga DOSJA
Haradinaj: Qeveria Kurti ka për të rënë shumë shpejt

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti e ka vërtetuar se është mashtrues, dhe se qeveria e tij nuk do të zgjasë shumë. Në një intervistë për Dukagjini Tv, Haradinaj është shprehur se premtimet e Kurtit për dialog, reciprocitet dhe shumë çështje të tjera kanë dalë thjesht mashtrim.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai.

Haradinaj më tej shtoi se me ardhjen e Kurtit në qeveri, Kosova ka patur rritje të importeve nga Serbia, që gjë të cilat, Kurti i kishte kundërshtuar më parë.

Kurti ka premtuar se do ta rivendosë reciprocitetin, por e vërteta është se u rrit importi i mallrave nga Serbia”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se ekonomia e Serbisë nuk ka patur kurrë një kryeministër më të mirë në Kosovë.

“Kurti po i bllokon bizneset dhe komunat tona. Paraja është bllokuar në Kosovë dhe komunat nuk po zhvillohen. Sipërmarrësit kosovarë do të kenë pasoja të mëdha në fund të këtij viti, derisa mallrat e Serbisë kanë vërshuar tregun tonë.”, shtoi Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ramush haradinaj albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll