Bota

“Vajzat e dritares”/ Njihuni me prostitutat më të vjetra në Amstërdam, binjaket 70-vjeçare

27 Korrik 2021, 19:32 Nga DOSJA
“Vajzat e dritares”/ Njihuni me prostitutat më të vjetra

AMSTËRDAM- Binjaket 70-vjeçare janë punonjeset më të moshuara të seksit në Amsterdam. The guardian shkruan se Louise dhe Martine Fokkens kanë kanë kaluar më shumë se 335 mijë burra gjatë dekadave.

Të njohura si “vajzat më të vjetra të dritares” në Amsterdam, Louise dhe Martine kanë gati 100 vjet përvojë prostitucioni mes tyre.  Për to është bërë një dokumentar i titulluar “Motrat Fokkens” dhe së fundmi binjaket kanë shkruar një libër për jetën e tyre, që do të dalë më vonë këtë muaj.

Dy motrat flasin hapur për të kaluarën e tyre, duke rrëfyer se kanë shërbyer më shumë se 335 mijë klientë gjatë viteve.

“Unë u rraha në rrugë nga burri im kur isha 20 vieç. Ai më tha nëse nuk fitoja para për të do të më linte, dhe unë kisha fëmijë dhe e doja atë, kështu që unë duhej ta bëja atë. Më vonë ata kishin nevojë për një pastruese në bordello dhe vendin e zuri Martine, por burrat nisën t’i kërkonin punë,“- rrëfen Louise.

“Kështu nisëm të punonin të dyja, nganjëherë përfundonim në të njëjtën dritare të dyja bashkë. Ne i dimë hilet, e dimë çfarë duan ata. Dimë si t’u flasim atyre e madje si t’i bëjmë të qeshin,”shtoi Louise.

Louise ka tre fëmijë dhe Martine, e cila ka katër fëmijë, të cilat në historinë e tyre të dyja  kanë hasur në dhunë, abuzim dhe shfrytëzim, dhe vitet e tyre të para në prostitucion ishin të vështira. Louise u largua nga prostitucioni dy vjet më parë për shkak të artritit dhe Martine e ndoqi pak kohë më vonë. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota louise fokkens martine fokkens louise fokkens martine fokkens

Sondazh

Poll