Bota

Shpërthim nëntokësor në SHBA, pëson djegie të shkallës së dytë një person

27 Korrik 2021, 20:13 Nga DOSJA
Shpërthim nëntokësor në SHBA, pëson djegie të

SHBA- Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në SHBA, ku një shpërthim nëntokësor doli në sipërfaqe në një pusetë në Queens. NYpost shkruan se në momentin që flakët dolën në sipërfaqe, një burrë po kalonte aty pranë, i cili pas shpërthimit pësoi djegie të shkallës së dytë.

Barry West, i cili ishte në atë rrugicë për të paguar faturën e telefonit të tij celular, arriti që të ngrihej nga rruga, pas shpërthimit dhe të largohej në një vend të sigurtë.

 “Ne jemi duke hetuar plotësisht shkakun e kësaj ngjarjeje që i shkaktoi dëmtime serioze një qytetari. Ne shprehim shqetësimin tonë të sinqertë për të lënduarin dhe keqardhjen tonë për këtë incident. Ne i urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë,” thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota barry west shperthim ne queens barry west shperthim ne queens

Sondazh

Poll