Aktualitet

Vrau shokun e tij Mehmet Qema, lirohet nga burgu dy muaj pas krimit Marjus Dema

27 Korrik 2021, 14:01 Nga DOSJA
Vrau shokun e tij Mehmet Qema, lirohet nga burgu dy muaj pas krimit Marjus Dema

TIRANË– Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qema mbrëmjen e datës 10 maj ka lënë qelinë. Dosja.al ka mësuar se Dema është lënë në masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Apelit gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj pas krimit të rëndë.

Apeli ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Demën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhuruar lirinë të riut që i mori jetën shokut të tij, Mehmet Qema.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e datës 10 Maj, n një loakl në rrugën “5 Maji”, ku një grup të rinjsh të njohur si ‘banda 5 majit’ ishin mbledhur duke konsumuar alkool. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’ dhe se në mënyrë aksidentale Dema vrau Qemën, por hetimet ndryshuan rrjedhë pasi në lokalin ku ndodhi krimi u gjet një makineri që prodhonte monedha “Bitcoin”, gje që bëri që autoritetet që nisnin hetimet për një konflikt mes të rinjve.

Katër dëshmitarët u vënë në pranga pasi u akuzuan se kishin pastruar skenën e krimit, por më pas u liruan. Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi janë gjithashtu në “arrest shtëpie”, ndërsa “detyrim paraqitje” është dhënë për të rinjtë: Erlind Peka dhe Blerim Hoti.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll