Aktualitet

Shiste drogë në Lezhë, arrestohet 25-vjeçari nga Mirdita, një tjetër kapet duke drejtuar automjetin pa patentë

27 Korrik 2021, 09:21 Nga DOSJA
Shiste drogë në Lezhë, arrestohet 25-vjeçari nga Mirdita,

LEZHË– Dy persona janë arrestuar në Lezhë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 25-vjeçar me iniciale N.GJ., banues në Mirditë është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike në doza në lagjen lagjen “Gurra” të Lezhës. Po ashtu, është arrestuar një tjetër 25-vjeçar, pasi është kapur në Lezhë duke drejtuar automjetin tip ‘Volksëagen’  pa lejen e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 25 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksëagen”. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në lezhë arrestohen dy persona në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Korrik 2021, 08:01

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar origjinën e vërtetë të të ashtuquajturit “Escobari i Lushnjes”, Agim Çerma. Ky i fundit u prangos nga DEA ame...

Aktualitet 27 Korrik 2021, 07:49

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në ...