Bota

Tragjedia në Kroaci/ Avokati i autorit: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi

27 Korrik 2021, 09:49 Nga DOSJA
Tragjedia në Kroaci/ Avokati i autorit: Klienti nuk më tha se e kishte

KROACI-Avokati i shoferit që shkaktoi tragjedinë e rëndë ku humbën jetën 10 persona, ka thënë se klienti tij nuk ka thënë në asnjë moment që ka fjetur.

“Në asnjë moment nuk më ka thënë që ka fjetur”, ka thënë avokati Igor Cishper. 

Ditën e sotme atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria kroate ka lajmëruar se kjo masë është caktuar nga frika se mund të largohet nga vendi. Ai është shtetas i Republikës së Kosovës dhe Kroacia ka disa marrëveshje me Kosovën, por jo marrëveshje të ekstradimit të qytetarëve të saj, ndaj të cilëve janë ngritur vepra penale.

Siç raportojnë mediat kroate, shoferi i autobusit do të vuaj dënimin në Kroaci, por ekziston mundësia që dënimin ta vuaj edhe në Kosovë.

Lajm kryesor: Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Sot kthehen në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të plagosur dalin nga spitali

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora igor cishper rezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci igor cishper rezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll