Bota

Mbahet gjyqi i parë në Hong Kong pas miratimit të ligjit të ri të Sigurisë Kombëtare, i riu u shpall fajtor për terroriz

27 Korrik 2021, 09:45 Nga DOSJA
Mbahet gjyqi i parë në Hong Kong pas miratimit të ligjit të

HONG KONG– Personi i parë që akuzohet sipas ligjit të diskutueshëm të sigurisë kombëtare të Hong Kongut është shpallur fajtor në një vendim historik.

Sipas BBC, Tong Ying-kit u shpall fajtor për nxitje të terrorizmit pasi me motorrin e tij u fut mes njv grupi oficerësh policie dhe valëviti një flamur që simbolizon “çlirimin” e Hong Kongut. Vendimi i sotëm, i cili është kulmi i një gjykimi 15-ditor, do të thotë që Tong mund të përballet me burgim të përjetshëm. Dënimi i tij pritet në një datë të mëvonshme.

Në qershor të vitit të kaluar, Pekini miratoi ligjin e sigurisë kombëtare, për të cilin avokatët dhe ekspertët ligjorë thanë se do të ndryshonte rrënjësisht sistemin ligjor të territorit. Sipas ligjit për shembull, gjykimet mund të mbahen në fshehtësi (neni 41) dhe pa juri (neni 46). Gjyqtarët mund të zgjidhen me dorë (neni 44) nga shefi ekzekutiv i Hong Kongut, i cili i përgjigjet drejtpërdrejt Pekinit.

Më shumë se 100 njerëz janë arrestuar që kur ligji hyri në fuqi në 2019 dhe zvogëlon autonominë e Hong Kongut dhe e bën më të lehtë ndëshkimin e aktivistëve. Pekini këmbëngul se ligji i kritikuar gjerësisht, i cili erdhi pas një serie protestash masive pro-demokracisë në 2019, është i nevojshëm për të sjellë stabilitetin në qytet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ligji i sigurise kombetare ne hong kong tong ying-kit ligji i sigurise kombetare ne hong kong tong ying-kit

Sondazh

Poll