Bota

Ngecin negociatat mbi projektligjin për infrastrukturën në SHBA, detajet mbi shpenzimet nuk akordojnë të dy palët

27 Korrik 2021, 08:55 Nga DOSJA
Ngecin negociatat mbi projektligjin për infrastrukturën në SHBA,

SHBA– Paketa e parashikuar e infrastrukturës federale në SHBA ka mbetur pezull pasi negociatat përsëri u bllokuan pasi të dy palët u dukën optimiste gjatë fundjavës se një marrëveshje ishte e afërt.

Gjatë fundjavës, senatori Rob Portman, tha se vetëm një çështje ishte e pazgjidhur dhe senatori Mark Warner, sugjeroi që një marrëveshje do të ishte në tryezë të hënën pasdite.

Sipas mediave vendase, gjërat u ndalën kur republikanët refuzuan ofertën e fundit nga Shtëpia e Bardhë dhe demokratët. Të dy palët akoma nuk pajtohen se sa para duhet të shkojnë për tranzit publik dhe si të financojnë disa artikuj, përfshirë disa projekte mbi ujin.

Ne mbetemi të sigurt. Kjo pritet. Ne gjithmonë e dimë se ka disa grindje në fund.”- tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një konferencë.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Chuck Schumer, tha se ai dëshiron të miratojë një projekt-ligj para se ligjvënësit të largohen për pushimet e gushtit.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kishin shpresuar të finalizonin planin e tyre por ende nuk kanë arritur marrëveshje për shumat specifike të financimit për transportin publik, projektet e ujit, autostradat dhe përmirësimin e infrastrukturës së internetit të shpejtë për zonat rurale të vendit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota chuck schumer paketa per infrastukturen federale ne shba rob portman chuck schumer paketa per infrastukturen federale ne shba rob portman

Sondazh

Poll