Bota

Vrasjet e bujshme të dy grave në Greqi i japin ‘dritë jeshile’ ndryshimeve në Kodin Penal, ashpërsohen dënimet dhe sht

27 Korrik 2021, 09:17 Nga DOSJA
Vrasjet e bujshme të dy grave në Greqi i japin ‘dritë

GREQI– Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch dhe 26-vjeçares Garyfallia nga partnerët e tyre ka vënë në lëvizje sistemin e drejtësisë në Greqi.

Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar, Ministri i Drejtësisë, Konstantinos Tsiaras mori “dritën jeshile” për ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale në mënyrë që të forcojë ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e shoqërisë në tërësi nga krimi dhe për të forcuar besimin e tyre ndaj shtetit dhe drejtësisë, siç thuhet nga Ministria e Drejtësisë në një njoftim përkatës.

Sipas Protothemës, ndryshimet kërkojnë të mbrojnë grupet e ndjeshme shoqërore, të tilla si të mitur, shtetas të vendeve të treta, viktima të abuzimit seksual dhe shfrytëzimit, trafikimit njerëzor etj., ndërsa në të njëjtën kohë harmonizojnë dispozitat e Kodit Penal me legjislacionin Evropian në lidhje me të drejtat e të miturve dhe viktimave të rritura.

Ndryshimet parashikojnë të forcojnë dënimet për krime ndaj të miturve, do të ashpërsohen masat për lirimin me kusht, dhe do të vendoset një dënim më i ashpër për krime të zakonshme të rrezikshme të tilla si zjarrvënie, shpërthim, përmbytje, etj.

Ministria e Drejtësisë i ka dhënë një peshë të veçantë regjimit të kushteve për lirimin e të dënuarve, pasi ka një zgjatje afati në lirimin e tyre. Për më tepër, për krimet e mësipërme, për rastet e burgimit të përjetshëm, kohëzgjatja minimale e qëndrimit në burg e të dënuarit rritet nga 16 vjet në 18 vjet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kodi penal ne greqi konstantinos tsiaras vrasja e caroline crouch vrasja e garyfallia psarrakou kodi penal ne greqi konstantinos tsiaras vrasja e caroline crouch vrasja e garyfallia psarrakou

Sondazh

Poll