Bota

Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të rëndë, 15 të tjerë trajtohen ende, qeveria e Kosovës mundëson transp

27 Korrik 2021, 08:36 Nga DOSJA
Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të

KOSOVË-Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital. Ndërsa 26 të lënduar tashmë kanë dalë nga spitali.

Mehaj ka treguar se personave që kanë dalë nga spitali do t’iu ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Njoftimi i plotë:

“Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia. Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë. Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë. Të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut. Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve. Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë.  Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët.  Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë”

Lajm kryesor: Tragjedia në Kroaci, familjarët hapin dyert e mortit! Sot kthehen në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, 26 të plagosur dalin nga spitali

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora armend mehaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci armend mehaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll