Aktualitet

Nuk u ndahen TELASHET! Sherr i madh pas mesnate tek Club “ORANGE” në Sarandë, truprojat e lokalit gjakosin turistët e hua

27 Korrik 2021, 05:53 Nga DOSJA
Nuk u ndahen TELASHET! Sherr i madh pas mesnate tek Club “ORANGE”

SARANDË- Telashet nuk i ndahen klubit “Orange”! Një sherr i madh ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Sarandë, duke e kthyer klubin e natës në një arenë të vërtetë boksi. 

Pas mesnate, disa momente pasi këngëtari Noizy përfundoi koncertin e tij, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin për arsye që nuk dihen. Nga dëshmitarët në vendngjarje pretendohet se truprojat e klubit kanë dhunuar turistë të huaj, të cilërt kanë dalë të gjakosur jashtë klubit.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Pak sekonda më pas kur sherri është shuar, aty mbërrijnë dy policë të “Rrugores”dhe dy efektivë patrulle, të cilët janë munduar që të ndërhyjnë por tashmë sherri ishte shuar. 

Ndërkohë kjo është hera e dytë që klub “Orange” bëhet lajm për këtë verë, pasi vetëm pak kohë më parë, pronari i lokalit u qëlluar me armë zjarri, por pa pasoja për jetën. Po ashtu edhe sot, edhe kur duhet të ishte i mbyllur për shkak të masave anti-COVID, “Orange” duket se vijon punën normalisht, edhe pse u shigjetuan nga kryeministri Edi Rama, disa javë më parë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sarande sherr tek orange sarande sherr tek orange

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2021, 19:11

VLORË- Zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë disa foto nga dreka e tyre në natyrë pas shuarjes së zjarrit në Dukat. Në fotot e postuara në Facebook, shihen zjar...