Aktualitet

VIDEO/ Bregdeti i Durrësit pushtohet nga kandilat e detit, rritja e temperaturave rrit praninë e tyre në plazh

26 Korrik 2021, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Bregdeti i Durrësit pushtohet nga kandilat e detit, rritja e

DURRËS– Tashmë jemi në mes të sezonit turistik dhe pothuajse të gjithë i drejtohen detit për tu freskuar pak nga temperaturat e nxehta të këtij sezoni.

Disa pamje të publikuara nga spikerja e Klan News, Eni Mema tregojnë një numër të madh të kandilave të detit në plazhin e Durrësit.

Rritja e pazakontë e temperaturave javën e fundit ka mbipopulluar gjithë Mesdheun me kandila deti, përfshirë edhe bregdetin shqiptar.

Siç shihen dhe nga pamjet prania e tyre është e shumtë dhe ata shihen duke notuar të qetë në ujërat e kripura të detit Adriatik.  Kandili i detit gjendet shpesh nëpër plazhe kur deti është i trazuar, njihen me këtë emër sepse po të prekin shkaktojnë të djegura në duar sikur të ishin hithra të vërteta.

Prekja nga një kandil deti shkakton jo vetëm djegie dhe irritime në lëkurë por ndikon negativisht edhe në organizmin e njeriut. Menjëherë sapo kandili i detit bie në kontakt me trupin e njeriut, ai lëshon gjemba ekstremisht të vegjël brenda në lëkurë, duke injektuar një lëng helmues.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eni mema plazhi i durresit eni mema plazhi i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2021, 19:11

VLORË- Zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë disa foto nga dreka e tyre në natyrë pas shuarjes së zjarrit në Dukat. Në fotot e postuara në Facebook, shihen zjar...