Aktualitet

26 Korrik 2021, 19:11 Nga DOSJA

VLORË- Zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë disa foto nga dreka e tyre në natyrë pas shuarjes së zjarrit në Dukat. Në fotot e postuara në Facebook, shihen zjarrfikësit që janë ulur në shesh dhe po hanë të gjithë së bashku. 

Në përshkrimin e fotove, ata bëjnë me dije se kanë ndarë me njëri-tjetrin çdo gjë që kanë marrë nga shtëpia dhe se po shfrytëzojnë kohën për të pritur nëse flakët do të riaktivizohen sërish. “Bukë, kripë dhe zemër të bardhë”, shkruajnë ata ndër të tjera.

Kur Detyra realizohet në Grup ! Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndajmë me njeri-tjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!”, shkruhet në postim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarrfikesit e vlores zjarri ne dukat zjarrfikesit e vlores zjarri ne dukat

Sondazh

Poll