Aktualitet

Vaksinimi në Shqipëri, vijnë mbi 67 mijë doza të vaksinës Pfizer në vend

26 Korrik 2021, 19:29 Nga DOSJA
Vaksinimi në Shqipëri, vijnë mbi 67 mijë doza të

TIRANË- Mbi 67 mijë doza vaksinash të Pfizer kanë arritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook shkruan se gjithsej, sasia e vaksinave e arritur në vend deri tani është 1,679,410. Kjo ngarkesë e vaksinave është nga programi Covax, ndërkohë që deri më tani në vend janë vasinuar 1,148,910 persona në total.

Postimi i plotë:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2021, 19:11

VLORË- Zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë disa foto nga dreka e tyre në natyrë pas shuarjes së zjarrit në Dukat. Në fotot e postuara në Facebook, shihen zjar...