Aktualitet

PAMJET E ARRESTIMIT: Tentoi të vriste 38-vjeçarin, arrestohet vlonjati i rrezikshëm me dy emra, me vete kishte armë shpërth

26 Korrik 2021, 08:11 Nga DOSJA
PAMJET E ARRESTIMIT: Tentoi të vriste 38-vjeçarin, arrestohet

VLORË– Policia e Shtetit ka prangosur një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë. Forcat speciale “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar 32-vjeçarin Rodrigo Shemsho, gjithashtu i njohur edhe si Juxhin Orhan. Ky i fundit, më 13 dhjetor në vitin 2020, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri, 38-vjeçarin me iniciale B. A., edhe ai banues në Vlorë. Më parë për plagosjen është arrestuar 47-vjeçari, K. M., i cili akuzohej për moskallzim krimi.


NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet juxhin orhan rodrigo shemsho shqiponja vlore juxhin orhan rodrigo shemsho shqiponja vlore

Sondazh

Poll