Aktualitet

“20 mijë paund për në Angli”/ Kontrabanduesit e shqiptarëve tashmë reklama edhe në ‘Tik- Tok’: Ofrojmë 100% sigur

26 Korrik 2021, 07:51 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Trafiku i emigrantëve nga Shqipëria në Angli së fundmi po reklamohet në rrjete sociale. Dailymail me anë të një kërkimi ka zbuluar kriminelë shqiptarë, po i publikojnë shërbimet e tyre në ‘Tik-Tok’, për të fituar sa më shumë klientë Hetimi zbuloi se faqet e njohura ishin të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët postonin udhëzime hap-pas-hapi për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 20,000 £.

I quajtur ‘Udhëtim në Angli’ ai përdori hartat e Google dhe grafikë të bërë në mënyrë profesionale që përshkruajnë se si të shkojnë në Britani të Madhe nga Caen në Francë.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli të kontaktojnë në profilin tim. Udhëtimi sigurohet 100 përqind”,- shkruan një trafikues në llogarinë e tij në ‘Tik-Tok’.

 

 

Gjatë hetimit gjithashtu u gjetën kontrabandues shqiptarë që reklamonin në një llogari në ‘Instagram’ të quajtur Journey-Belgjikë-Londër me një numër kontakti në Mbretërinë e Bashkuar. Një burim i Policisë Kufitare Shqiptare tha për Mail se shumica e të trafikuarve ishin të moshës midis 18 dhe 22 vjeç, nga zona të varfra të Shqipërisë dhe janë rekrutuar nga rrjetet kriminale për të punuar si fermerë të kanabisit.

“Bien dakord të bëjnë këtë udhëtim dhe të punojnë si fermerë të kanabisit derisa të paguajnë deri në 20,000, kostoja e kontrabandës,“-tha burimi nga Policia shqiptare.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tik-tok trafiku i emigranteve nga shqipëria në angli tik-tok trafiku i emigranteve nga shqipëria në angli

Sondazh

Poll