Aktualitet

“Po fle gjumë Ylberi/ DINAMIKA E PLOTË! Krimi brenda familjes në Klos, 47-vjeçari i dhunonte prej vitesh, nënë e bijë k

26 Korrik 2021, 07:33 Nga DOSJA
“Po fle gjumë Ylberi/ DINAMIKA E PLOTË! Krimi brenda familjes

DIBËR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me familjen Lezi! Mbrëmjen e djeshme, Policia ka gjetur në banesë, kryefamiljarin pa shenja jete, me shenja dhune në kokë dhe në trup. Ai dyshohet se është qëlluar me sende të forta nga gruaja dhe e bija, vetëm 20 vjeç. Familja Lezi ndodhej në kushte ekstremisht të vështira ekonomike, ndërsa vetë i ndjeri, Ylber Lezi njihej si përdores i rregullt i alkoolit, ndërsa nënë e bijë mjekoheshin për depresion.

Por si nisi gjithçka mbrëmjen e djeshme?

Fillimisht viktima ka pasur konflikt me bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilat përveç problemeve që kishin me depresionin, përballeshin me dhunën e ushtruar nga kryefamiljari, derisa mbrëmë vendosën që ta qëllonin me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Me të mbërritur në banesë, Policia ka trokitur në derë, e cila është hapur nga e zonja e shtëpisë. Me justifikimin se Ylberi po flinte, ajo nuk ka dashur që t’i linte që të hynin në banesë por nuk ia ka dalë. Punonjësit e Policisë kanë hyrë nga dritarja duke gjetur dhe viktimën. Nëna dhe vajza e saj 20-vjeçare janë shoqëruar për në komisariat, ku do të merren në pyetje për të mësuar gjithë çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë që fqinjët nga ana tjetër, kanë dëshmuar për gjendjen e vështirë ekonomike e familjes, e cila prej disa ditësh nuk kishte as energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Sipas dëshmive të fqinjëve, të ardhurat e vetme i kishin nga ndihma ekonomike. Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jeton në Tiranë.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Burrel! 47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se e ka vrarë vajza. Po i dhunonte të ëmën, si tentuan ta fshihnin trupin nënë e bijë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aida lezi mine lezi vajza vret të atin vritet ylber lezi ylber lezi aida lezi mine lezi vajza vret të atin vritet ylber lezi ylber lezi

Sondazh

Poll