Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 26 korrik 2021
TIRANË–Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë vrasjen, e cila është kryer gjatë natës në nj...
DIBËR– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Gurrë e Vogël, ku një 47-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij. Pak para mesnate, në sallën operative të Komisariatit të Matit dikush njoftoi se në familjen e Ylber Lezit, disa persona po konfliktoheshin. Në momentin që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, nënë e bijë, Mine dhe Aida Lezi nuk ia kanë hapur derën efektivëve duke bërë që këta të fundit të hynin me dhunë në banesë. Aty kanë gjetur pa shenja jete 47-vjeçarin Lezi, duke shoqëruar kështu bashkëshorten dhe vajzën e tij. Të dyja po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Klos
Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç. Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.
LAJMI KRYESOR: E rëndë në Burrel! 48-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se e ka vrarë vajza. Po i dhunonte nënën
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË–Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë vrasjen, e cila është kryer gjatë natës në nj...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
VLORË– Vijon të jetë aktive prej më shumë se 4 ditësh vatra e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë, e cila ka djegur hektarë të tërë me shkurre e kull...
DIBËR– Një telefonatë e bërë rreth orës 22:30, në Komisariatin e Matit, ka zbuluar një ngjarje të rëndë në Klos, një vajzë dhe e ëna, kanë vrarë kryefamilj...
TIRANË– Në Shqipëri autoritetet e shëndetësisë njoftuan sot se është konfirmuar edhe në Shqipëri, prania e variantit Delta, të koronavirusit Pak javë...
TIRANË– “Pa folur asnjë fjalë, ata zbritën nga makina e tyre luksoze, u drejtuan direkt tek mua dhe më goditën me grushta dhe shkopinj bejzbolli. Dhe...
ITALI- Një ditë e zakonshme plazhi do të ishte kthyer në tragjedi ditën e sotme në Eraclea të Venecias. Nuovavenecia shkruan se 40-vjeçari shqiptar po la...
TIRANË– Nesër, më 25 korrik disa zona të Vorës do të jenë pa energji elektrike. OSHEE, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se nga ora 9:00 de...
PEQIN– Një 65-vjeçar me inicialet E.M., banues në fshatin Karinë, Peqin është vënë në pranga dhe një 60-vjeçar me inicialet D.Z., është proc...
GOLEM– Dy vajza të mitura, 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan, janë shpëtuar pasditen e sotme në plazhin e Goelmit, pasi rrezikonin të mbyteshin. ...