Aktualitet

Kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha, lihet në burg Andri Leka

25 Korrik 2021, 13:57 Nga DOSJA
Kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha, lihet në burg Andri Leka

TIRANË– Andri Leka, i arrestuar dy ditë më parë pasi akuzohet se ka kanosur e kërcënuar gjyqtaren e Tiranës, Anila Karanxha, është lënë në burg. Vendimi është marrë gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.

Ndërsa vetë gjyqtarja Anila Karanxha është pajisur me urdhër-mbrojtje. Andri Leka, 39 vjeç u prangos dy ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit. Në momentin që efektivët po e prangosnin, Leka u shtir si i pirë në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit dhe u shtri në tokë, por nuk ia doli dot.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”. Kërcënimi nga gjyqtares raportohet se ka ndodhur kohë më parë, por ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me rrethanat.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andri leka anila karanxha kercenohet gjyqtarja ne tirane andri leka anila karanxha kercenohet gjyqtarja ne tirane

Sondazh

Poll