Aktualitet

Rakipi -Topit: Keni ndenjur 20 vite me të dhe thoni se Berisha është autoritar, ju ka caktuar në shumë poste (DEBATI)

31 Maj 2019, 05:33 Nga DOSJA
Rakipi -Topit: Keni ndenjur 20 vite me të dhe thoni se Berisha

Tiranë- Në emisionin të “Paekspozuarit”, ka pasur një debat mes  Ylli Rakipit dhe ish-presidentit, Bamir Topit.

Debati lindi teksa biseduan për rolin e Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe mënyrën se si Berisha i caktonte detyrat pa garë. Rakipi tha se Topi e quan Berishën një njeri autoritar, por se ka qenë pikërisht ai që i ka caktuar të gjithë postet  e rëndësishme që ka mbajtur. Bamir Topi është shprehur më tej se në parti ka pasur garë dhe është zgjedhur nga Berisha mes emrave të tjerë.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Berisha ju ftoi në parti, pasi kishte përzënë shumë figura, Pashkon, Prec Zogajn, etj. Pasi ju thirri Berisha, pas vitit 1996, ju u bëtë ministër. Më pas ju ndenjët me Berishën në disa pozicione, nën Berishën. A e dinit ju zoti Topi, që në kohën kur udhëhiqte Berisha, ishte Berisha dhe 100 vende bosh?

Bamir Topi: Nuk duhet paragjykuar kështu. Unë nuk isha infektuar nga konjukturat. Unë u futa në politikë me një dilemë shumë të madhe, nëse duhet ta lë karrierë shkencore apo jo. Nuk kam pasur asnjë lloj keqardhje nëse do humbisja zgjedhjet në 1996.

Unë u bëra ministër me vullnetin e zotit Berisha, pasi kisha fituar në një zonë elektorale shumë të vështirë.

U futa në politikë, pasi kisha përfunduar një karrierë akademike. Shkova atje me titull profesor, doktor. Parlamenti i vitit 1996, mbetet parlamenti më i mirë i të gjithë kohërave.

Ylli Rakipi: Ndenjët 20 vjet me Sali Berishën. Përse?

Bamir Topi: Së pari isha fare i ndershëm kur thashë ishte një ftesë e Berishës. I kam thënë arsyet përse ishte kjo bashkëjetesë. Ishte viti 1997, që më motivoi fort.

Njeriu kur futet në politikë, atëherë do vazhdojë edhe lojën e vetë.

Nuk mund të jetë dependent i zgjedhjeve të të tjerëve.

Ylli Rakipi: A ishte Berisha një lider autoritar?

Bamir Topi: Ai ka qenë autoritarist. Por, çfarë mendoni ju? Njeri që ishte jashtë parashikimeve, për të parë sa i nevojshëm është njëri apo tjetri? Ka qenë një lloj bashkëpunimi i nevojshëm.

Ylli Rakipi: Ju tani thoni që Berisha është autoritar, por ju keni ndenjur 20 vjet me të.

Bamir TopiKush është problemi më i madh i Shqipërisë që nga viti 1990? Prona. Përveç pronës, është motivimi politik.

Ylli Rakipi: Ju keni ndenjur sepse Berisha ju është dashur dhe atij i jeni dashur ju.

Bamir Topi: Jo pa garë, ka pasur garë në parti.

Ylli Rakipi: Vetëm në kohën tënde paska pasur garë?

Bamir Topi: Kur unë jam zgjedhur, ka pasur një rivalitet mjaft të fortë, mes meje dhe Fatos Bejës, ka pasur garë.

Ylli Rakipi: Berisha ju ka thënë “ju do të jeni kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetari i partisë”.

Bamir Topi: Fatos Beja ka qenë një personalitet. Ka pasur garë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bamir topi debati për berishën ylli rakipi bamir topi debati për berishën ylli rakipi

Sondazh

Poll