Aktualitet

Anti-kanabis/ Mblidhet Task Forca në Shkodër, Voda: Lufta me krimin prioritet, pavarësisht vlerësimeve pozitive

30 Maj 2019, 14:24 Nga DOSJA
Anti-kanabis/ Mblidhet Task Forca në Shkodër, Voda: Lufta me krimin

SHKODËR– Lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka bërë bashkë task-forcën në prefekturën e Qarkut të Shkodrës, ku nuk munguan përfaqësues të Lartë të ministrisë së Brendshme dhe gjithashtu Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Drejtori vendor i policisë në Shkodër, Niko Brahimaj dha statsistika mbi rastet e goditura, teksa tha se problem mbetet mungesa e infrastrukturës, siç janë automjetet e larta për zonat malore, të cilat janë me problematike sa i takon rrezikut për kultivim të lëndës narkotike.

Zv.ministria e Brendshme Rovena Voda tha se pavarësisht Progres-raportit dhe vlerësimeve për luftën ndaj kanabisit, nuk duhet kaluar në vetëkënaqesi, pasi lufta me krimin vazhdon. Ajo kërkoi me shumë vëmendje dhe përgjegjësi nga administratorët vendore, të cilët sipas saj janë “Zot” në territore ku janë funksionare.

Zv ministrja kërkoi gjithashtu që planet dhe aksionet të përcillen me të detajuara, pasi në të kundërt ato krijojnë idenë se janë fiktive.

Shkodra ka qenë në hartën e zëzë të kultivimit të kanabisit, ndërsa sot të dhënat flasin për minimizim të fenomenit, por jo për një zhdukje totale të tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lufta kunder droges rovena voda task forca shkoder lufta kunder droges rovena voda task forca shkoder

Sondazh

Poll