Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Fredi Belerin: Vendimi ishte politik, do e ankimoj në Strasburg

30 Maj 2019, 13:19 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzon Fredi Belerin: Vendimi ishte politik, do e ankimoj

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot padinë e Fredi Beleri, duke i mohuar atij kandidimin për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit. Ka qenë vet Beleri që ka apeluar vendimin e KQZ-së, që i ndalonte atij kandidimin pasi ai më parë ka qenë i dënuar, por pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 vite nga dënimi i tij dhe ndonëse mund të quhet sipas ligjit “i rehabilituar”, dekriminalizimi nuk e njeh si masë lehtësue.

 

 

Fredi Beleri e ka qujtur këtë vneim që është marrë ndaj tij si të diktuar nga politika dhe shtoi se do ta ankimonte në Gjykatën e Strasburgut. “Kolegji rrëzoi padinë time ishte një vendim politik. Dënimi i 2006, për një vepër të 2003 nuk kisha bërë thirrje antinacionale. Kisha bërë një botim në gazetë dhe kisha ndihmuar bashkëatdhetarët tanë që të vijnë të votojnë në Shqipëri. Do i drejtohem Gjykatës së Strasburgut“, tha Beleri pas seancës.

Ndërkohë që gjatë seancës përfaqësuesit e KQZ dhe avokatët e Berlerit janë përplasur me njëri-tjetrin. “Nuk e ka kompetencat Kolegji Zgjedhor ta shqyrtojë këtë padi. Vendimi i KQZ është marrë për efekt të ligjit të dekriminalizimit dhe i takon Gjykatës Administrative ta gjykojë. Edhe më parë gjykata administrative ka shqyrtuar kauza të tilla”, u shprehën përfaqësuesit e KQZ.

Ndërsa avokatët e Belerit thanë se “Ligji thotë se i ndalohet të kandidojë atij që është dënuar me burg. Beleri nuk ka bërë asnjë ditë burg. KQZ ka keqinterpretuar datat dhe faktet. Të shpallet i pavlefshëm vendimi i KQZ dhe të regjistrohet Beleri si kandidat për Bashkinë Himarë”. 

Por përfaqësuesit e KQZ thanë se Beleri nuk bëri asnjë ditë burg pasi i është shmangur drejtësisë. Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës greke dhe Avokati i Popullit, Erinda Ballanca.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fredi beleri kolegji zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 fredi beleri kolegji zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll