Aktualitet

Shembja e banesave tek Selvia, banorët sot në protestë: Të gjithë bashkë kundër paligjshmërisë

30 Maj 2019, 14:33 Nga DOSJA
Shembja e banesave tek Selvia, banorët sot në protestë: Të

TIRANË- Një ditë pas prishjes së disa dyqaneve tek Slevia ka ardhur dhe një reagim nga banorët e zonës. Faqja në Facebook, me emrin “Tirona” ka bërë thirrje që sot në orën 19:00 të organizohet një protestë paqësore.

Ata shprehen se nuk duhet ndarë njerëz “votuan për këtë apo për atë”, “me leje apo pa leje”, dhe të gjithë të bashkohen në protestën që do të zhvillohet tek Selvia.

“Ju bojm thirrje të mblidhemi sot në orën 19:00 tek Selvia për nji protestë paqësore, kundra paligjshmërisë! Ju lutemi kursejini komentet “votuan per kete apo per ate” ” me leje apo pa leje”, është detyrim ligjor në një moment kur ke marrë vendim për shembje, të lajmërohet pala e prekur, dhe ka disa afate që duhet të ishin lajmëruar, të cilat çdo kujt i garantohen me ligj në kushtetutë. Duke pa që ky fenomen po bohet dita ditës edhe më i shpesht, ka ardhur koha që Tironsit të reagojn, ti thonë NDAL paligjshmërisë. Ata të cilët vërtet besojn tek ligji, tek zbatimi i tij, duhet të jenë sot përkrah njerëzve të prekur, nesër mund të jeni ju viktimë e paligjshmërisë dhe arrogancës së pushtetit”, thuhet në njoftim.

Mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Selvia, pranë bustit të Vojo Kushit, u prishën disa prona, ku nuk munguan përplasjet mes pronarëve dhe policisë. Pronarët pretendojnë se nuk janë lajmëruar për këtë aksion, ndërsa shprehen se janë të pajisur me certifikatë pronësie. Nga ana tjetër, pas prishjes së ndërtimeve, reagoi kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se u liruar busti i Vojo Kushit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet godinat tek selvia proteste tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia godinat tek selvia proteste tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia

Sondazh

Poll