Bota

TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 67 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet

25 Korrik 2021, 08:05 Nga DOSJA
TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 67 persona

KROACI– 10 viktima dhe 45 të plagosur, ky është bilanci i aksidentit që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Kroaci. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orën 06:20 të mëngjesit ku një autobus me targa të Kosovës u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 45 personat e aksidentuar 15 prej tyre janë fëmijë. Nga 10 personat që kanë humbur jetën deri tani janë identifikuar vetëm 8 ndërkohë që dy të tjerët ende nuk dihet se kush janë. Në nder të viktimave politikanë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë ndezën qirinj në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Aksidenti u regjistrua pranë qytetit  Slavonski Brod. Autobusi i aksidentuar me targa kosovare vinte nga Frankfurti drejt Prishtinës dhe kishte rreth 67 pasagjerë brenda, të cilët ishin emigrantë shqiptarë të Kosovës. Shkak për aksidentin sic edhe u deklaruar nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë. Tani, shoferi është vënë në pranga dhe para hetuesve ka thënë të njëjtin version. Ndërkohë që shoferi tjetër Naser Sylëmetaj humbi jetën në vend nga aksidenti që ndodhi. 

Ndërkohë që në në lidhje me aksidentin e ndodhur, pronari i kompanisë turistive “Deva Turs”, e cila kishte në zotrim autobuzin e sotëm që u rrëzua tha se nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen dhe kërcënoi median kroate ’24sata’, në lidhje me lajmet që ata do të botojnë. 

Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galic i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka deklaruar se ky është një aksident shumë i rëndë automobilistik, ndërsa nuk dha asnjë detaj për moshat e viktimave. Data 26 korrik është shpallur ditë zie kombëtare në Kosovë në nder të viktimave, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kroaci, ku është ndalur të vendi i aksidentit dhe më pas ka shkuar në spital për të vizituar të mbijetuarit. Vetë këta të fundit kanë thënë se kanë parë ‘kijamet’ me sy dhe se tragjedia ka ndodhur në një minutë të vetme. Pasagjerët që i shpëtuan aksidentit ka asnjë lëndim e kanë përshkruar skenën si të tmerrshme dhe të pabesueshme. Ata kanë thënë se e vetmja gjë që ju vinte ndërmend ishte të telefononin familjarët e tyre dhe të nxirnin personat e tjerë nga autobusi.   

(I.A:e.k;kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll