Bota

Kthimi i monumenteve kulturore në xhami, UNESCO reagon ashpër ndaj Turqisë

25 Korrik 2021, 07:09 Nga DOSJA
Kthimi i monumenteve kulturore në xhami, UNESCO reagon ashpër ndaj

TURQI– Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për t’i kthyer monumentet botërore të Hagia Sophia dhe Manastirin e Chora në xhami.

Komiteti shprehu keqardhje që qeveria e Turqisë injoroi thirrjet e përsëritura nga UNESCO për të vëzhguar udhëzimet e organizatës mbi monumentet e trashëgimisë botërore.

Gjatë konferencës së mbajtur në Kinë, UNESCO shprehu shqetësimin e saj për pasojat e këtyre vendimeve mbi natyrën globale të monumenteve dhe i bëri thirrje Turqisë të zbulojë qëllimet e saj dhe të bashkohet në dialog përpara çdo ndryshimi tjetër radikal.

Po ashtu, UNESCO i kërkoi Turqisë që të paraqiste një raport mbi mirëmbajtjen e dy monumenteve deri më 1 shkurt 2022 për diskutim në takimin e ardhshëm të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota unesco unesco

Sondazh

Poll