Bota

“Me ty jemi të gjithë, e arta jonë”/ Vjosa Osmani reagon pas eleminimit të Majlinda Kelmendit: Mbetet kampione o

25 Korrik 2021, 07:13 Nga DOSJA
“Me ty jemi të gjithë, e arta jonë”/ Vjosa Osmani

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas eliminimit të Kampiones së “Rio 2016”, xhudistes Majlinda Kelmendi, nga Lojërat Olimpike. Përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, Osmani ka thënë se Majlinda mbetet kampione olimpike e përhershme dhe se i ka sjellë Kosovës respkt më shumë se çdokush tjetër.

Presidentja tha se Majlinda, është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë.

“Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriqoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin. Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndërrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave. Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë. Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë. Majlinda është Kosova!”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora majlinda kelmendi vjosa osmani majlinda kelmendi vjosa osmani

Sondazh

Poll