Aktualitet

300 mijë euro ‘SURPRIZË’ në llogari! Kush është Xhentil Kupe, shqiptari me biznes gurësh të çmuar e ari, s’mungojn

24 Korrik 2021, 14:14 Nga DOSJA
300 mijë euro ‘SURPRIZË’ në llogari! Kush

TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër personat e prangosur për mashtrimin 4 mln eurosh rezulton të ketë të regjistruar një biznes gurësh të çmuar, përpunimit të arit dhe metaleve të tjera të rralla. Dosja.al ka siguruar dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se Kupe ka në pronësi edhe katër biznese të tjera përveç atij të gurëve të çmuar që mban emrin tregtar ‘GS ECOMETAL CO LTD’. Një prej tyre është mobileri me emrin tregtar ‘Agnes Katbeth Kreimer’, një tjetër është një bar-kafe, një tjetër është për pasjisje farmaceutike me emrin ‘ECI PHARMACEUTICALS LLC’ dhe një tjetër rezulton i çregjistruar.

Përpara trupit gjykues, Kupe mohoi që të kishte lidhje me këto biznese e mbi të gjitha me mashtrimin kibernetik prej 4 milionë eurosh për të cilin dhe është arrestuar. Ai tregoi se i është kërkuar nga Donald Anu që të hapë NIPT për ta ndihmuar sepse ai nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri. Pasi kishte bërë këtë gjë, kishte parë që në mënyrë krejt ‘suprizë’ i ishin derdhur 300 mijë euro në llogari, për të cilat Anu i kishte thënë të mos shqetësohej.

“Donald Anu e kam njohur përmes motrës së tij, Evelina, e kam fqinje. Më kërkoi që të hap një “NIPT” në emrin e tij pasi nuk i lejohej sepse nuk kishte leje qëndrimi. E pyeta nëse kishte probleme ligjore dhe më pas pranova, më siguroi se nuk kishte asnjë problem. Pasi e hapëm dhe llogarinë, erdhi transferta prej 300 mijë eurosh. Më tha se s’ka asnjë problem pasi gjithçka që bëhej përmes bankave ishte e ligjshme,”- tregoi Kupe.

 Marie Estelle Goufan, bashkë me Donald Anu, Fatbardh Danja, dhe Xhentil Kupe u lanë në burg. Të katërt së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe

Sondazh

Poll